Mër, Maj 24, 2023
Banner Top
Banner Top
Mbetet mistër infektimi i adoleshentes në Berat, nis gjurmimi i kontakteve

Një vatër e re e COVID-19 ka shpërthyer sot në Berat, ku është infektuar një 16-vjeçare. Sipas informacioneve e reja banon në fshatin Kostren dhe shenajt e koronavirusit i ka shfaqur para tri ditësh.

Sipas mjekëve bëhet me dije se adoleshnjta ka shfaqur shenja të lodhjes trupore dhe më pas temperaturë e lartë.

Pasi kanë hasur me këto sipmtoma familjarët e kanë dërguar menjëherë në spital dhe ku mjekët infeksionistë e kanë futur menjëherë në Repartin e karantinës, raporton “dosja”.

Vajza ka qëndruar rreth 2 orë në Spital dhe pasi i është bërë ekzaminimi dhe tamponi është dërguar në banesën e saj. Sot në ditën e tretë i është kthyer dhe përgjigja dhe ka rezultuar poziitve me COVID-19, duke u bërë rasti i tretë në Berat, por ende nuk dihet se si ajo ka rënë në kontakt me virusin.

Tashmë epidemiologët kanë nisur gjurmimin e kontakteve të saj dhe dyshohet dhe ka dhe persona të tjerë që janë të infektuar, por për këtë priten përgjigjet e analizave.

Bilanci në total i koronavirusit në Shqipëri është 712 të infektuar, 27 viktima dhe 403 të shëruar. Situata në spitalet COVID është e menaxhueshme ku në të dy spitalet po marrin mjekim 40 pacientë. Pavarësisht se numri i të infektuarve është rritur, shumica e tyre sipas MSH, janë asimptomatikë. Situata në Shqipëri me COVID-19 u pa se u përballua dhe u arrit të izolohej, por vatrat në fasoneritë e Krujës dhe Laçit kanë rikthyer edhe njëherë në vëmendje rëndësinë e distancimit social. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë