Gjatë ditës së sotme, sikurse ishte paralajmëruar, është mbajtur protesta që kishte për qëllim reagimin ndaj vrasjeve të fundit në qytetin e Mitrovicës.
Protestuesit marshuan nga sheshi “Adem Jashari” deri tek “Isa Boletini”, me thirrjet: “Unë jam Alberti”, “Stop Vrasjeve”, “Duam Llogari”, “Duam Drejtësi”, “Unë jam i vrari” etj.
Protesta u udhëheq nga aktivisti i shoqërisë civile në komunën e Mitrovicës, Liridon Kurti, e, po ashtu, fjalim para protestuesve mbajti edhe aktivisti tjetër, Gëzim Abrashi. Të pranishëm në protestë ishin edhe familja e Albert Mujës.
Në këtë marsh protestues u thirren edhe emrat e të vrarëve tjerë, si Ermal Kamberaj, Mehmet Kurti, Valon Sadiku etj, ndërsa në emër të familjarëve , fjalën e mori axha i Albert Mujës, i cili bëri thirrje që kjo të jetë vrasja e fundit.