Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Mbahet në Prizren “Race for the Cure 2021”

Të dielën në Prizren është mbajtur Race for the Cure për herë të tretë, e cila është ngjarja më e madhe sportive e Evropës për shëndetin e grave. Si dhe ndihmon organizatat dhe spitalet e kancerit të gjirit për të mbledhur fonde dhe për të rritur ndërgjegjësimin.

Violeta Pirana, organizatorja e kësaj ngjarje në një prononcim për portalin Familja Jonë tha se edhe ky Race for the Cure ka qenë në mënyrë digjitale, por që në Prizren është mbajtur me tubim.

“Në Prizren u mbajtë me tubim, ishin prezenet nga të gjitha anët e Kosovës. Këtë Race for Cure Kosova 2021, na mbështetën me ardhjen e tyre edhe zonja Atifete Jahjaga si dhe drejtori i Onkologjisë Ilir Kurtishi, me këtë Race for the Cure, Kosova ju bashkua edhe 32 shteteve të tjera”, thotë Pirana.

Ajo shton, se me këtë Race është bërë kremtimi i mbijetesës së pacientëve të kancerit të gjirit.

“Me këtë Race është kremtuar mbijetesa e pacientëve të kancerit të gjirit, u dha mesazh për fuqizimin e atyre në trajtim i përkujtuam ata që më nuk janë në mesin tonë”.

Pirana shprehet se me këtë Race for the Cure Kosova 2021 treguam se të bashkuar jemi më të fuqishëm.

“Me këtë Race for the Cure Kosova 2021 treguam se sa të bashkuar jemi më të fortë, më të fortë se COVID-19. Sot u mbledhëm për të respektuar, nënat, motrat, bashkëshortet, vajzat, kolegët si dhe personelin shëndetësorë”.

Ndërsa, qëllimi i vetëm i kësaj ngjarje është mposhtja e sëmundjes së kancerit.

“Sot, në Race for the Cure Kosova 2021, jemi mbledhur me të vetmin qëllim, që të mposhtim kancerin. Sot jemi mbledhur për një jetë pa kancer, sot jemi mbledhur për të kremtuar jetën”, deklaron Pirana. /FamiljaJonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë