Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Mbahet mbledhje komemorative në përkujtim të prof. Safet Beqiri

Në dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë është mbajtur mbledhje komemorative për të përkujtuar punën dhe veprimtarinë profesionale e shkencore të profesor Safet Beqiri.

Profesorë, miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë kanë përkujtuar figurën e profesorit që gjithë jetën u’a përkushtoj pacientëve dhe studentëve.

Duke folur në këtë mbledhje komemorative, Dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka-Kërliu, kujtoj veprën dhe jetën e Beqirit, derisa tha se nuk ka humbur vetëm familja, por gjithë Dekanati i Mjekësisë dhe Kirurgjia Torakale.

“Lajmi për vdekjen e hershme ishte një lajm i hidhur për Dekanatin e Mjekësisë. Ka marrë pjesë në shumë simpoziume dhe ishte anëtarë i shumë organizatave. Kisha nderin të punoja me Safetin, i afërt i sinqertë dhe një humanist dhe profesionist i çmuar”.

Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, theksoi se profesori kishte për qëllim ngritjen e institucioneve të Kosovës. Ai e quajti atë ambasador të Kosovës në Gjermani.

“Puna dhe vepra e humanistit dhe profesionistit na bën krenar. Kishte për qëllim ngritjen e institucioneve, dijen e tij e kanë absorbuar te gjithë kolegët dhe studentët.

Për punën dhe kujtimet me prof. Beqirin, folën edhe kolegët nga Gjermania, Eckvard Mayer dhe Servet Bolukbash, të cilët thanë se ai nuk harroi asnjëherë vendlindjen e tij, ishte humanist dhe profesionist i mirë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë