Sot në ambientet e QKUK-së në mbledhjen komemorative të mbajtur në nderë të Dr. Visar Huruglica , kolegë, miq dhe familjarë, kanë përkujtuar punën dhe veprimtarinë e tij si specialist i oftalmologjisë.
Pjesëmarrës në këtë mbledhje ishte Ardian Shabani, drejtor i Klinikës së Oftalmologjisë në QKUK, i cili pasi paraqiti biografinë e dr. Huruglicës, mes tjerash evakuoi kujtime nga puna e përbashkët në klinikë.Para të pranishmëve, mes tjerash, ai tha se dr. Visari ishte një profesionist i shkëlqyer dhe shumë i afërt me kolegë dhe pacientë.
Gjatë kësaj mbledhjeje edhe Naser Salihu, Kryetar i Shoqatës së Oftalmologëve të Kosovës foli për punën dhe angazhimin që kishin bashkë në kuadër të të njëjtit repart Klinikës së Oftalmologjisë, duke shprehur, shquhej për entuzaizmin e tij, vullnetin, por mbi të gjitha edhe për afërsinë që kishte ndaj pacientit.
Në emër të familjes të pranishmit përshëndeti edhe motra e doktorit të ndjerë, ku falenderoi të pranishmit që po ndajnë dhimbjen bashke më familjen
Ndryshe, varrimi i të ndjerit është caktuar sot 14.09 2022, në orën 16:00 në varrezat e qytetit në Gjilan./Familjajonë