Mër, Qer 29, 2022
Banner Top
Banner Top
Maskë për flokë me uthull dhe mjaltë

Shumë femra kanë probleme me flokët e yndyrshëm, ndërsa zgjidhja është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë.

Nga tre përbërësit e vetëm që keni në shtëpi, bëni një maskë flokësh që do t’ju ndihmojë t’i bëni ato më pak të yndyrshme.

Gjithçka që ju nevojitet janë: kos, uthull molle dhe mjaltë, transmeton Telegrafi.

Kosi mund t’ju ndihmojë edhe nëse keni zbokth, sepse është i suksesshëm në largimin e tij falë vetive antimykotike që ka dhe balancon nivelin e pH-së së lëkurës së kokës duke rregulluar krijimin e zbokthit.

Uthulla e mollës shërben për të rivendosur pH-në natyrale të lëkurës së kokës dhe për të kontrolluar krijimin e zbokthit.

Përbërësi i tretë i kësaj maske – mjalti, ka veti antioksiduese që parandalon dëmtimin, duke e mbajtur lëkurën e kokës dhe flokët të shëndetshëm. Mjalti mund të lehtësojë dhe parandalojë infeksionet e kokës dhe të qetësojë problemet siç janë: zbokthi, ekzema dhe psoriaza.

Përbërësit:

▪ 1 filxhan kos
▪ 3 lugë gjelle uthull molle
▪ 1 lugë mjaltë

Përziejini të gjithë përbërësit në një tas dhe aplikojeni maskën nga rrënja deri te majat e flokëve. Mbajeni maskën në flokë për 30-40 minuta, më pas shpëlajeni me ujë dhe lajeni në mënyrën e zakonshme.

Përsëriteni këtë përzierje dy herë në javë. Mos u shqetësoni për erën – mund të duket e pakëndshme në fillim, por ajo do të avullojë sapo të thahen flokët.

Arkiva

Kategoritë