Mër, Jan 19, 2022
Banner Top
Banner Top
Mashtronte fermerët në Istog, arrestohet nga policia në Lipjan

Referuar rastit në kërkim policor dhe pas intensifikimit të angazhimeve bashkëpunuese ndër rajonale policore, me datë 28.12.2021, ora 00:15, Policia e Kosovës, njesiti patrullues nga stacioni policor në Lipjan ka ndaluar nën dyshimin për “mashtrim” një person të dyshuar me iniciale (G.N.) viti i lindjes 1992.

Siç njoftohet, personi i dyshuar tani më i arrestuar, apostrofuar më lart me iniciale, dyshohet se ditë më parë kishte blerë tetë (8) kafshë shtëpiake (gjedhe) në vlerë gjashtë mijë e pesë qind (6.500) euro, mirëpo nuk i ka paguar paratë sipas marrëveshjes duke mashtruar viktimën.

“Personi i arrestuar poashtu dyshohet ka kryer edhe disa vepra penal të mashtrimit të fermerëve tjerë nga Istogu dhe një rast në Skenderaj, duke bërë shitblerje të kafshëve nga persona të caktuar por duke mos u pergjigjur në obligimet monetare ndaj palëve në vlerë prej mijëra euro”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë ndaj personit të dyshuar të larcekur me iniciale janë të evidentuara disa raste të inicuara për “mashtrim”, prandaj pas ndalimit dhe arrestimit të tij nga autoritetet, i njëjti është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin kompetent dergohet në mbajteje 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

Arkiva

Kategoritë