Mër, Dhj 8, 2021
Banner Top
Banner Top
MASHTI vjen me njoftim, 812 studente të STEM përfitojnë ndihmë financiare nga shteti

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur që 812 gra dhe vajza që studiojnë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës kane përfituar mbështetje nga shteti.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar sot listën e përfitueseve në Thirrjen për mbështetje financiare të studenteve vajza/gra në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM) të arsimit të lartë në Kosovë.”, thuhet në njoftim.

MASHTI thotë që për përfitimin e kësaj ndihme financiare kishin aplikuar gjithsejt 1315 studente të departamenteve të potencuara më lartë, por vetëm 812 prej tyre i kishin plotësuar kriteret e kërkuara.

“Në këtë thirrje, kanë aplikuar gjithsej 1315 studente, ndërsa Komisioni vlerësues i MAShTI-t ka konstatuar se 812 prej tyre i kanë përmbushur kriteret e kërkuara të thirrjes dhe janë përfituese të kësaj mbështetje financiare në vlerë prej 1 mijë euro për secilën”.

Arkiva

Kategoritë