Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut920 qytetarë u shëruan nga koronavirusi, 31 humbën jetën dhe 657 të tjerë rezultuan pozitivë në testet për COVID-19.
Nga 920 të shëruarit, pjesa më e madhe janë nga Shkupi 349, nga Prilepi 70, nga Struga 60, nga Gostivari 45, nga Kumanova 37 dhe po aq nga Velesi. Në mesin e vitkimave, 10 janë nga Shkupi, 5 nga Prilepi, 3 nga Kumanova e Gostivari.
Nga 2 viktima u shënuan në Tetovë e Strumicë, ndërsa nga një viktimë në Dibër, Strugë, Ohër, Kavadarc, Krushevë dhe Dellçevë. Ndërkohë, nga gjithsej 2347 testet e bëra, rastet pozitive u shënuan në Shkup 323, në Prilep 38, në Manastir 36, në Ohër 28, në Kavadarc 25, në Kumanovë 23./AlsatM