Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Manastirliu: 500 mjekë dhe infermierë të Kosovës po vaksinohen në Kukës

Pesëqind mjekë dhe infermierë të Kosovës po vaksinohen në Kukës.

Kështu ka njoftuar në Facebook ministrja shqiptare e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“500 mjekë dhe infermierë të Kosovës po vaksinohen në Kukës. Edhe sot në ditën e dytë, do të vijojë vaksinimi me stafet mjekësore të vijës së parë”, ka shkruar Manastirliu.

Ndryshe në Qendrën e Vaksinimit në Kukës, të shtunën kishte filluar vaksinimi i punonjësve shëndetësorë nga Kosova.

Nga këtu, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është zotuar se do të bëjnë vaksinimin e 11 mijë punonjësve esencial, në rast se Kosova nuk arrin të sigurojë vaksinën anti-COVID-19.

Youtube

Arkiva

Kategoritë