Franca është një nga shtetet që nuk i ka shpëtuar pandemisë së koronavirusit.
E sikurse pothuajse në të gjithë botën, edhe ky shtet ka marrë një sërë masash për parandalimin e saj. Një nga to ishte edhe mbyllja e shkollave.
Por, pasi duket se situata është më e qetë tani, presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë të ditur se vendimin për shkollat.
Zëdhënësi i tij bëri të ditur se Macron u tha kryebashkiakëve se vijimi i shkollës do të jetë vullnetar kur të fillojnë klasat pas pandemisë së koronavirusit.
Macron tha se prindërit që nuk dëshirojnë t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë nuk do të jenë të detyruar ta bëjnë këtë.
Franca ka përshkruar një plan për të filluar rihapjen e shkollave duke filluar nga 11 maj.