Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Lul Raka: “Personat alergjikë në Penicilinë, dhe alergji me simptoma të rënda, nuk bënë të marrin vaksinën kundër COVID-19”

Në “Takim virtual me Shëndrit Lumin” në portalin “Familja Jonë”, këtë të premte i ftuar ishte Prof. Dr. Lul Raka me të cilin u bisedua rreth vaksinës kundër COVID-19, mutacionit të ri të virusit, rëndësinë e antitrupave, shtatzënat dhe COVID-19, personat alergjik në Penicilin dhe rrezikun e vaksionimit  e shumë pika tjera që kanë të bëjnë me pandeminë  me të  cilën bota po lufton tash e 12 muaj.

I pyetur fillimisht se sa i rrezikshëm është mutacioni  ri i virusit COVID-19, i cili ka përfshirë tashmë dhjetëra shtete në botë, ai tha: “Mutacionet  në përgjithësi janë fenomen natyror që ndodhin te viruset, dhe te mikrobet tjera.  Deri me tani i kemi diku rreth 4000 mutacione që kanë ndodhur me koronavirusët në përgjithësi.Disa prej këtyre mutacioneve nuk kanë asnjë rëndësi klinike  mirëpo në disa raste mund të shkaktojnë ndryshime të rëndësishme. Një prej këtyre ndryshimeve ka ndodhur në Britaninë e madhe vitin e kaluar”.

Mutacioni i virusit i cili u përhapë deri  70% më shpejtë në 3 muajt e fundit të 2020-tës në Britaninë e Madhe, ndikojë që ai të përhapet edhe në shtete tjera me po atë shpejtësi.

Sipas Prof. Lul Rakës  në aspektin klinik nuk ka ndonjë ndryshim prej varianteve tjera, por arsyeja pse përhapja e shpejtë është lajm i keq, është sepse zvogëlohen kapacitetet e trajtimit të rasteve të shumta dhe kemi më shumë vdekje si pasojë e kësaj por jo si pasojë e variantit më të vështirë.

Ndërsa gjatë intervistës Raka u pyet edhe  për imunitetin e tufës, nëse Kosova e ka arritur që mbi 60% të popullatës me e përfundu virusin, ai tha “ jo nuk e kemi kaluar këtë përqindje, megjithëse nuk e di numrin e saktë, por ne nuk e kemi arritur imunitetin e tufës, sepse ajo nënkupton 2/3, madje sipas studimeve ky numër duhet të jetë edhe më i madh se 2/3, dmth diku 60-70%.

Festat e fundvitit, ardhja e bashkatdhetarëve, vizitat e shumta pa masa mbrojtëse, dhe fushata politike në të cilën gjendemi do të ndikojë që Janari të ketë një rritje të rasteve.

Ndër shumë pyetje që iu drejtuan doktorit gjatë 50 minutave në intervistën për portalin “Familja Jonë” më te shumtat fokus kishin  vaksinën kundër COVID-19.

Një fakt interesant që Raka e ka ndarë me lexuesit e portalit “Familja Jonë” është se personat që janë alergji në Penicilinë nuk bënë me e marr vaksinën anti-COVID.

“Ka pas raste të reaksioneve anësore të rënda te disa pacient të cilët ma herët kanë pasur reaksione të rënda alergjike, prandaj në këto raste kur kemi alergji në Penicilinë, ose alergji tjera me simptomatologji të rëndë si vështirësi në frymëmarrje, paraqitje e akneve reaktive, nuk preferohet të merret kjo vaksinë”.

I pyetur se sa është e sigurt vaksina që doli në treg dhe u testua, e tashmë  ka hyrë edhe në përdorim profesori Raka tha që në historinë e njerëzimit, vaksinat janë një prej zbulimeve më të rëndësishme, të cilat kanë luajtur rol të jashtëzakonshëm në parandalimin e shumë sëmundjeve.

Momentalisht i kemi mbi 20 sëmundje të cilat parandalohen me vaksina, dhe brenda një viti në botë shpëtohet jeta e mbi 3 milionë njerëzve nga vaksinat tha ai, duke shtuar se rastet e sëmundjeve dhe vdekjeve në botë kanë rënë ndër vite si rezultat i imunizimit.

Ndërsa për vaksinën e fundit kundër COVID-19 mikrobiologu Raka për “Familja Jonë” tha: “ Rezultatet e efikasitetit të kësaj vaksine janë të jashtëzakonshme. Askush nuk ka  pritur që 95% do të jetë efikasiteti i saj. Optimistët më të mëdhenj kanë thënë 60-70, ndërsa 95% është i jashtëzakonshëm”.

Ai ka shtuar që kjo vaksinë është realizua me shpjetsinë e frymës pandemike, sepse teknologjia i ka ndihmuar, sepse nëse dikur janë dashur mbi 18 muaj për testim deri të prodhimi, tani është realizuar më shpejtë sepse COVID-19 ka përfshirë botën.

Për këto dhe shumë informata tjera rreth pandemisë mund të i gjeni në linkun e intervistës më poshtë.

https://fb.watch/2UC11FnwYN/

Youtube

Arkiva

Kategoritë