Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Lufta në Ukrainë, Irfan Tarelli: Importi i miellit dhe grurit vazhdon pa ndërprerje

Drejtori i Përgjithshëm i Politikave të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri, Irfan Tarelli është shprehur se nuk ka aspak vend për panik për sigurimin e miellit apo bukës.

Ai ka theksuar se rezervat e grurit dhe të miellit janë të mjaftueshme për të garantuar furnizimin e tregut, ndërkohë që importet e këtyre produkteve vazhdojnë pa asnjë ndërprerje.

“E gjithë popullsia duhet të jetë e qetë dhe e garantuar që këto produkte nuk do të mungojnë në treg”, tha zoti Tarelli në një intervistë për Euronews Albania.

Duke folur për masat e marra për shtimin e sigurisë për bizneset dhe qytetarët, Tarelli se drejtoria që ai drejton së pari ka shtuar vëmendjen së parë gjendjen e produkteve në treg, ecurinë e importeve dhe sensibilizimin e subjekteve importues për të shtuar sasinë e importuar në treg.

“Masa e dytë kanë qenë kontaktet me shtetet partnere për të siguruar informacionin e nevojshëm dhe bashkëpunimin në masën që u takon strukturave shtetërore të influencojnë dhe informimin e operatorëve të tregut për mundësitë potenciale për të siguruar këtë lloj vazhdimësie”, u shpreh Tarelli.

Youtube

Arkiva

Kategoritë