Presioni i lartë i gjakut (hipertensioni) shpesh nuk shfaq simptoma të dukshme, mirëpo mund të rezultojë në çështje serioze shëndetësore.
Mbajtja në kontroll e presionit të gjakut mund të ndihmojë në parandalimin e situatave të rënda shëndetësore .
Personat që përballen me hipertension, duhet të kenë parasysh disa prej shenjave paralajmëruse e një nga ato është ulja e qarkullimit të gjakut në këmbë, thonë specialistët.
Shenjat paralajmëruese janë:
-Mungesa e një nuance normale të lëkurës,
-Ngërçe pas ushtrimeve,
-Lodhje,
-Ndryshim në peshë,
Në qoftë se keni vërejtur se keni këmbë të ftohta, konsultohuni me mjekun tuaj, pasi është një shenjë që lidhet me një gjendje shëndetësore./Express.co.uk/