Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Lodhja Kronike: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi

Sindroma e lodhjes kronike (SLK) është një sëmundje që ju bën të ndiheni aq të lodhur sa që nuk mund të kryeni detyra normale ditore. Simptoma kryesore e SLK është lodhja kronike që zgjat më shumë se 6 muaj.

Aktivitetet fizike ose mendore shpesh i përkeqësojnë simptomat. Pushimi zakonisht nuk përmirëson simptomat.

Njerëzit që kanë SLK mund të përjetojnë simptomat e mëposhtme:

  • Lodhje
  • Dhimbje koke
  • Dhimbje të fytit
  • Zona të dhimbshme ose të ndjeshme në qafën tuaj ose sqetull për shkak të nyjeve limfatike të fryra
  • Dhimbje muskulore
  • Dhimbje që lëviz nga nyjet në nyje pa ënjtje ose skuqje
  • Humbje të kujtesës ose përqendrimit
  • Probleme me gjumin.
  • Lodhje ekstreme pas ushtrimeve që zgjat më shumë se 24 orë.

Këto dhe simptoma të tjera shpesh nuk largohen ose vazhdojnë të rikthehen për 6 muaj ose më shumë.

SLK mund të ndodhë pas ndonjë sëmundjeje (p.sh. pas ftohjes). Ose mund të fillojë gjatë ose pas një periudhe stresi të lartë. Gjithashtu mund të vijë ngadalë pa ndonjë pikënisje të qartë ose ndonjë shkak të dukshëm. Në disa raste, SLK mund të zgjasë me vite.

Çfarë shkakton sindromin e lodhjes kronike?

Askush nuk është i sigurt për atë që shkakton SLK-në. Simptomat mund të shkaktohen nga sistemi imunitar i dobët. Ose mund të shkaktohet nga një lloj virusi. Hulumtuesit janë ende në kërkim të shkakut të SLK-së.

Si diagnostifikohet sindroma e lodhjes kronike?

SLK është e vështirë për t’u diagnostikuar. Disa njerëz e kanë të vështirë të pranojnë SLK-në si sëmundje. Është e rëndësishme të mbani mend se lodhja juaj është e vërtetë dhe se mund të punoni me mjekun për të përmirësuar simptomat tuaja.

Hapi i parë është të shikoni nëse ka ndonjë shkak tjetër shpjegues për lodhjen tuaj. Mjeku ndoshta do të dëshirojë të rishikojë simptomat dhe historinë tuaj mjekësore dhe t’ju bëjë një analizë fizike. Ai  mund të dëshirojë gjithashtu të bëjë disa teste të gjakut, por testimi në laborator nuk është shpesh i dobishëm në diagnozën e SLK-së.

A mund të parandalohet apo evitohet sindroma e lodhjes kronike?

SLK si sëmundje nuk mund të parandalohet. Megjithatë mund të menaxhonen simptomat e saj.

Trajtimi i sindromës së lodhjes kronike

Medikamentet mund të trajtojnë disa nga simptomat, siç janë dhimbjet e muskujve, problemet e gjumit, ankthi dhe depresioni. Ato mund të zvogëlojnë simptomat tuaja dhe t’ju lejojnë të jeni më aktivë, pa e kuruar lodhjen. Deri më tani, nuk ka ilaç që shëron tërë sindromën. Shumica e simptomave përmirësohen me kohë.

Mjeku mund të punojë me ju për të siguruar lehtësim nga simptomat e SLK-së. Ai ose ajo gjithashtu mund t’ju ndihmojë të gjeni mënyra për të përballuar mënyrën se si SLK ndryshon jetën tuaj. Lodhja kronike ndikon fizikisht, emocionalisht dhe socialisht. Kur ju trajtoni të gjithë këta faktorë, keni shansë më të mirë për përshtatjen ndaj sëmundjes dhe ndjenjë më të kënaqur ndaj jetës tuaj.

Nëse keni SLK, një marrëdhënie e mirë afatgjate me mjekun tuaj ju ndihmon. Komunikimi me mjekun do t’i ndihmojë atij ose asaj të menaxhojë simptomat tuaja të SLK-së.

Të jetosh me sindromën e lodhjes kronike

Ka strategji për t’u marrë me sfidat e përditshme të SLK-së. Këto mund të funksionojnë për ju, sidomos në kombinim me medikamentet e përshkruara nga mjeku juaj. 

Mbani një ditar të përditshëm për të identifikuar rastet kur keni më shumë energji. Planifikoni aktivitetet tuaja për ato kohë.

Mbani një nivel të aktivitetit dhe stërvitjeve, brenda mundësive tuaja. Mjeku juaj mund t’ju ndihmojë të planifikoni një program ushtrimesh për të ruajtur forcën tuaj në çfarëdo niveli që të jetë e mundur. Ushtrimi mund të ndihmojë trupin dhe mendjen tuaj.

Lejojeni veten për të njohur dhe shprehur ndjenjat tuaja, të tilla si trishtimin, zemërimin dhe frustrimin.

Kërkoni mbështetje nga familja dhe miqtë. Kërkoni për grupe mbështetëse ose këshillime në komunitetin tuaj. Mjeku është një tjetër burim i rëndësishëm ndihme. Mbështetja emocionale është e rëndësishme në përballimin e një problemi shëndetësor kronik.

Nëse kujtesa dhe koncentrimi juaj ndikohet nga lodhja kronike, mbaj lista dhe shënime për të kujtuar veten për gjëra të rëndësishme. Gjithashtu, jepini vetes më shumë kohë për aktivitete që kërkojnë përqendrim. Medikamentet gjithashtu mund t’ju ndihmojë të fleni më mirë, gjë që mund të përmirësojë kujtesën tuaj dhe përqendrimin.

Lodhja Kronike

Youtube

Arkiva

Kategoritë