Ekzistojnë dy lloje të kancerit të fytit: i faringut dhe laringut.
Kanceri i faringut zhvillohet në faring kurse ai i laringut zhvillohet në laring.
Janë disa simptoma të hershme që mund të identifikohen kur bëhet fjala për kancerin e fytit.
Simptomat e përgjithshme janë: dhimbje e fytit, vështirësi në përtypje, ndryshim i zërit, gungë në fyt si dhe humbje të peshës.
Një person që ka kancer të fytit mund të përjetojë: vështirësi në lëvizjen e gjuhës, vështirësi në hapjen e gojës, të kolla të përhershme, gjakderdhje nga hundët dhe kokëdhembje./FamiljaJone