Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Llogaritësi i gjumit tregon se në cilën orë duhet të shkoni në shtrat çdo natë

Nëse në mëngjes e keni problem për t’u ngritur nga krevati dhe e shtyni alarmin për të vazhduar gjumin edhe për vetëm pesë minuta të tjera, shanset janë që nuk po flini mjaftueshëm.

Si rregull i përgjithshëm, të rriturit kanë nevojë për shtatë deri në nëntë orë gjumë gjatë natës.

Në terma afatshkurtër, mungesa e gjumit mund të na bëjë të prirur ndaj stresit, ankthit dhe nervozizmit, si dhe të na bëjë të acaruar dhe me humor të keq.

Në terma afatgjatë, mungesa e gjumit mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të depresionit, diabetit dhe çekuilibrit hormonal. Mund të çojë gjithashtu në shtim në peshë, të dobësojë sistemin imunitar dhe të na bëjë të ndjeshëm ndaj sëmundjeve të zemrës.

Llogaritësi i ri i gjumit mund të na ndihmojë të flemë mjaftueshëm gjatë natës. Ai zbulon se në cilën orë duhet të shkojmë në shtrat gjatë natës dhe kur duhet të zgjohemi, bazuar në ciklet natyrale të gjumit. E tëra çfarë ju duhet të bëni është t’i përgjigjeni disa pyetjeve të thjeshta, shkruan Index.hr.

Për të zbuluar se në cilën orë duhet të flemë, kalkulatori na kërkon të fusim informacione për gjininë, moshën dhe kohën kur zgjohemi zakonisht. Më pas do të marrim informacione për kohën ideale për të fjetur. Sipas kalkulatorit, femrat kanë nevojë për 20 minuta më shumë gjumë se meshkujt.

Llogaritësi mund t’ju japë gjithashtu disa këshilla të personalizuara për të përmirësuar gjumin tuaj bazuar në zakonet tuaja të përditshme, dietën dhe kushtet nga të cilat vuani Është në dispozicion këtu.

Youtube

Arkiva

Kategoritë