Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Lista e barnave që dëmtojnë fort trurin dhe kujtesën – Bëni kujdes!

Çdo lloj ilaçi i marrë me recetë mund të shkaktojë një lloj rreziku shëndetësor.

Humbja e kujtesës është një nga efektet anësore më të zakonshme.

Është vërtetuar nga raste të shumta që pilulat e gjumit mund të shkaktojnë humbje të kujtesës. Ambien është një nga ilaçet më të përdorura që shkakton këtë problem madje është quajtur edhe “ilaçi i harresës”.

Njerëzit që përdorin këtë medikament përjetojnë halluçinacione; ecin në gjumë, madje ngasin makinën po në gjumë.

Marrja e këtij ilaçi për trajtimin e problemeve të gjumit nuk i jep trurit gjumin ripërtëritës që ka nevojë për të riparuar dhe ruajtur vetë.

Ajo shkakton gjendje të ngjashme me të qenit i dehur ose të qenit në koma.

Ilaçet më të këqija për trurin janë barnat statine të cilat përdoren për uljen e niveleve të kolesterolit.

Truri ka nevojë për kolesterolin për funksionimin e duhur, për kujtesën, të mësuarit dhe të menduarit e shpejtë. Këto barna mund të rrezikojnë seriozisht shëndetin e trurit dhe kujtesën.

Antihistaminikët, antibiotikët, antihipertensivët, ilaçetet kundër depresionit, antipsikotikët, antispasmodikët dhe të gjitha medikamentet e tjera që fillojnë me ANTI-ndikojnë në nivelet e acetilkolinës.

Sipas Mount Sinai School of Medicine në SHBA, këto janë 20 barnat që dihen që shkaktojnë humbje të kujtesës:

Antidepresantët triciklik • Ilaçet e tensionit të lartë • Metildopa • Mjekimet kundër dhimbjeve me përmbajtje heroine, kodeine, morfine • Ilaçet e kemioterapisë • Interferonet • Antipsikotikë si Haldol ose Mellaril • Epileptikët si Fenitoin ose Dilantin • Ilaçet e ankthit si Seconal, Phenobarbital, Amytal, Nembutal • Antihistaminikët • Quinidine • Beta Bllokuesit sidomos për glaukomën • Antibiotikët • Naproxen • Litium • Steroidet • Insulina • Pilula gjumi si Sonata, Ambien, Lunesta • Ilaçet e Parkinsonit si glikopirrolat, skopolamina, atropina • Ilaçet qetësuese si benzodiazepinat Ativan, Dalmane, Valium, Xanax.

Gjithmonë konsultohuni me mjekun tuaj përpara se të merrni ndonjë ilaç, veçanërisht këto lloje të barnave.

Para se të vendosni t’i përdorni ato, përpiquni t’i trajtoni problemet natyrshëm me përbërës dhe mjete natyrale, të keni aktivitet të rregullt fizik dhe të ndryshoni stilin e jetës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë