Diabeti dhe vezoret policisitike kanë një lidhje të ngushtë me njëra – tjetrën. Janë të dyja të lidhura dhe problemet me insulinë i karakterizon personat me diabet dhe me vezore policistike.
1 në 10 gra në moshë pjekurie ka vezore policistike (PCOS) dhe 9.4 për qind e njerëzve në SHBA kanë diabet.
Gratë me PCOS kanë më shumë tendencë të zhvillojnë tipin 2 të diabetit.
Tipi 2 i diabetit zakonisht paraqitet tek personat me mbipeshë dhe obezitet.
Më poshtë mund të lexoni lidhshmërinë mes PCOS dhe diabetit:
Sipas Office on Women’s Health, gjysma e grave me PCOS preken nga diabeti në moshën 40 vjeçare.
Hulumtimet e bëra në vitin 2017 tregojnë që gratë me PCOS kanë katër herë më shumë mundësi që të zhvillojnë tipin 2 të diabetit – krahas grave që nuk kanë vezore policistike./FamiljaJone