Ndërkohë që studimet për të kuptuar pse një pjesë e njerëzve kalojnë rëndë llojin e ri të coronavirusit vazhdojnë, një studim i bërë në Britani të Madhe gjeti lidhjen midis gjenit (APOE 4) që rrit rrezikun e Alzheimerit në të njëjtën kohë dhe të COVID-19
Ky variant i këtij gjeni i vë njerëzit në një rrezik të dyfishtë të zhvillimit të sëmundjes së Alzheimerit , që në të njëjtën kohë ka dhe një lidhje me COVID-19.
Sipas një studimi të botuar në The Journals of Gerontology, tregoi që duke mbajtur dy kopje të variantit APOE4, i bën njerëzit dy herë më të predispozuar të zhvillojnë një formë më të rëndë të sëmundjes, aktualisht e përhapur në të gjithë botën.
Hulumtimi është i rëndësishëm sepse forcon tezën se shkaqet gjenetike mund të qëndrojnë nën faktin pse disa njerëz e përjetojnë COVID-19 më të rëndë.
David Melzer nga Universiteti Exeter dhe kolegët e tij përdorën të dhënat gjenetike dhe shëndetësore të vullnetarëve në Biobank në Mbretërinë e Bashkuar për të parë rolin e variantit APOE4, i cili ndikon në transportin e kolesterolit dhe inflamacionin.
Nga rreth 383,000 persona me origjinë evropiane të përfshirë në studim, më shumë se 9,000 e tyre bartnin dy kopje.
Analiza tregoi që gjenotipi homozigot APOE4 ishte i lidhur me një rrezik të dyfishuar të sëmundjes së rëndë, krahasuar me njerëzit që kishin dy kopje të një varianti tjetër të quajtur ε3.
“Roli i ApoE në sistemin imunitar është i rëndësishëm dhe se hulumtimet e ardhshme mund të jenë në gjendje të shfrytëzojnë këtë gjen për të zhvilluar trajtime më efektive”, shprehet Tara Spiers-Jones një studiuese e neurodegjenerimit në Universitetin e Edinburgh, e cila nuk mori pjesë në studim.
Përgatiti: Bio.Erisa Muça