Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Dr. Brovina: Liderët nuk e kanë hallin tonë

Shkruan: Dr. Merita Brovina

Adresimin e parë publik kancelarja Merkel e fillon me fjalinë: SECILA JETË ËSHTË E VLEFSHME PËR NE.

Dhe në këtë fjali të vetme e cila godet thellësisht secilin qytetar kupton madhështinë e liderit dhe përgjegjësinë që ajo mbart për shëndetin e popullit të saj!

As një lider, ama asnje lider i yni qe tashmë 6 muaj nuk arriti të prek empatinë dhe ndërgjegjën e qytetarëve tanë. Nuk arriti asnjëri të na bind se ne vlejmë për ta, e as të përçoj model se si ne duhet të kujdesemi për vetën e të tjerët!

Zatën edhe nuk e kanë hallin tonë!

6 vdekje sot, për me ta kput shpirtin në mes tyre edhe një 38 vjeçar!

Dhe flasin mjekët tanë, flasin deri në bërtima e lutje e përgjërime, duke bërë thirrje për kujdes e kuptim të seriozitetit të situatës!

Kujt ti flasin të shkretët, kur ne vazhdojmë të luajm fatesh me jetat tona e të prindërve tanë, e të besojmë në konspiracione deri në ekstremet më trilluese se dikush të jep para nëse ti pranon të deklarohesh pozitiv për Covid -19./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë