Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Lenjani: Emergjenca e ngarkuar, mbi 70% e rasteve mund të trajtohen në nivelin parësor e dytësor

Klinika Emergjente në QKUK është e ngarkuar pasi përveç rasteve emergjente që pranohen, trajtohet pacientë që vijnë edhe nga klinikat tjera duke përfshirë edhe ata me Covid-19, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i kësaj klinike, Basri Lenjani tha se brenda 24 orëve kërkojnë ndihmë emergjente deri në 300 raste, ndërsa që kanë vetëm 22 shtretër më qëndrim ditor.

Lenjani në një intervistë për Ekonomia Online, tha se duhet të rriten kapacitetet në këtë klinikë.

“Edhe në vitin 2021 në qoftë se ndodh ndonjë aksident madhor qoftë rrëzimi i ndonjë aeroplani apo ndonjë aksident ku numri i viktimave është mbi dhjetë, Klinika Emergjente do t’i ketë vetëm 22 shtretër. Edhe në situata të jashtëzakonshme ne jemi të detyruar që edhe hapësirat e tjera t’i kemi të menaxhueshme në kuadër të shërbimit klinik spitalor universitar. Unë mendoj që duhet të krijohen mundësitë për sigurimin e kapaciteteve të shërbimeve emergjente mjekësore sepse këta njerëz kërkojnë qasje emergjente”, tha Lenjani.

Ai, tha se krahas rasteve ditore emergjente që pranojë gjatë ditës, Klinika Emergjente ngarkohet edhe më raste që vijnë nga shërbimi spitalor, duke përfshirë edhe personat me Covid-19, ndonëse thotë se ka kërkuar që kjo klinikë të merret vetëm më rastet e sëmundjeve të rënda të cilat kanë nevojë për ndërhyrje.

“Gjithsej kemi 22 shtretër me qëndrim ditor. Krahas kësaj edhe shërbimin spitalor e ngarkon edhe me raste tjera. Që nga fillimi u krijuan katër klinikat Covid-19. Unë kam kërkuar që shërbimi Klinik Emergjent të merret vetëm me rastet e sëmundjeve të rënda të cilët kanë nevojë për ndërhyrje, për trauma dhe gjendje aksidentale. Përkundër kësaj shërbimi Klinik Emergjent nuk është i rezervuar edhe për të sëmurët të cilët kanë vuajtur me sëmundjen infektive Coronavirusi.  Zakonisht këta të sëmurë kanë ardhur në shërbimin klinik në një gjendje të rëndë shëndetësor me çrregullimet e vetëdijes dhe organet e frymëmarrjes së zemrës. Ne i kemi diagnostikuar pas trajtimit mjekësor”, tha ai.

Ai thotë se mbi 70 përqind e rasteve që vijën në Klinikën Emergjente mund të trajtohen në nivelin parësor dhe dytësor, e të cilat po e ngarkojnë klinikën.

“Edhe përkundër pandemisë shërbimi klinik emergjent nuk është rezervuar për shkak se klinika emergjente në bazë të ligjit ka kujdesin emergjent mjekësor dhe ka për detyrim të ofrojë të gjithë të sëmurëve të cilët janë me rrezik jete. Përkundër kësaj mbi 70% janë rastet të cilat mund të trajtohen në nivelin parësor dhe dytësor. Kjo është ngarkesë për shërbimin tonë për shkak se kemi numrin e limituar të vendeve në klinikën emergjente”, tha Lenjani.

Youtube

Arkiva

Kategoritë