Gastriti është një sëmundje e cila prek cipën e stomakut ose atë që në terminologjinë mjekësore quhet mukozë. Pikërisht inflamacioni i mukozës së stomakut sjell gastrit. Disa nga simptomat e kësaj sëmundjeje janë: dhimbje stomaku, të përziera, të vjella dhe mungesë oreksi.
Më poshtë do të gjeni disa lëngje natyrale që mund t’ju vijnë në ndihmë për lehtësimin e dhimbjeve nga gastriti.
Lëng me majdanoz dhe karotë
Majdanozi është një burim i mirë i vitaminave A, B, C, E, K dhe mineraleve. Ai është gjithashtu një diuretik i mirë, i njohur për vetitë e ti shëruese tek sisitemi digjestiv.
Përbërësit:
- 1 karotë
- 2 lugë gjelle majdanoz të copëtuar
- Ujë
Përgatitja:
- Prisni majdanozin dhe karotat në copa të vogla
- I hidhni përbërësit në shtrydhëse, së bashku me ujin.
- I shtrydhni mirë derisa të formohet lëngu.
- Konsumojeni atë të freskët.
Lëng me mollë dhe avokado
Molla dhe avokado janë të pasur me fibër. Ky lëng është perfekt për lehtësimin dhimbjeve të shkaktuara nga gastriti.
Përbërësit:
- 4 mollë
- 2 avokado
Përgatitja:
- Qëroni avokadon dhe mollën, dhe i prisni në feta.
- I hidhni përbërësit tek shtrydhësja dhe i shtrydhni mirë derisa të fomroeht lëngu. Mund të shtoni edhe pak ujë që të bëhet më e lëngshme.
Lëng me dardhë dhe banane
Dardha dhe banania janë gjithashtu të pasura me fibër.
Përbërësit:
- 2 dardha
- 2 banane
Përgatitja:
I shtrydhni përbërësit në një shtrydhëse dhe konsumojeni lëngun menjëherë.