Mër, Maj 18, 2022
Banner Top
Banner Top
Lëndohen 18 persona në një aksident trafiku afër Klinës

Një aksident ku janë përfshirë 4 vetura ka ndodhur në fshatin Grabanicë të Klinës.

Si pasojë janë lënduar 18 persona, ndërsa të lënduarit janë dërguar me autoambulancë dhe me vetura private në Spitalin Regjional të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 19:05 në fshatin Grabanicë të Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes katër veturave ku si pasojë 18 persona kanë marrë lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar me autoambulanca e disa të tjerë edhe me vetura private për në spitalin rajonal të Pejës”, ka thënë Rugova.

Arkiva

Kategoritë