Mirëmbajtja dhe pastrimi i enëve prej druri ndryshon deri diku nga larja e enëve metalike dhe qeramike
Përveçse e bëjnë më të vështirë heqjen e njollave, enët prej druri thithin aromat e ushqimit, gjë që nuk ndodh me materialet e tjera.
Enët prej druri dëmtohen dhe konsumohen më lehtë, kështu që jetëgjatësia e tyre është më e shkurtër, transmeton Telegrafi.
Prerjet e vogla mbi to bëhen një hapësirë ideale për zhvillimin e baktereve dhe mikrobeve të tjera të dëmshme. Kjo është arsyeja pse është veçanërisht e rëndësishme të kujdeseni siç duhet për to.
Kur t’i pastroni mirë, do të jenë plotësisht të sigurta për përdorimin e radhës dhe do të zgjasin më shumë.
1. Lajini me dorë, me shkumë sapuni
Enët prej druri nuk duhet të lahen në makinë larëse enësh, por me dorë. Nëse lahen në makinë, druri thith ujin e tepërt dhe fryhet.
Është e nevojshme të përdorni shkumë sapuni, dhe të mos i vendosni menjëherë në sirtar, në mënyrë që të thahet më mirë.
2. Largoni shtresat e yndyrës me uthull
Për të hequr yndyrën e tepërt të grumbulluar në enët prej druri, lani me ujë dhe uthull në përmasa të barabarta.
Lërini enët brenda natës dhe shpëlajini në mëngjes./Telegrafi.com