Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Lajmi i fundit: Hiqen testet dhe karantimi për shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë

Qytetarët e Kosovës që shkojnë në Shqipëri nuk kanë nevojë që kur të kthehen t’i paraqesin testet PCR e as të karantinohen për një javë. Një vendim të tillë e ka marrë edhe Qeveria e Shqipërisë, raporton portali Front Online.

Lajmin e ka konfirmuar për Front Online ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
“Jo, as qytetarëve nga Republika e Shqipërisë e as qytetarëve nga Republika e Kosovës nuk do t’u kërkohet test në kufi”, ka thënë Minxhozi për Front Online.

Sipas Minxhozit, shtetasit e Kosovës që shkojnë në Shqipëri nuk obligohen për teste në kufi. “Çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë apo i Republikës së Kosovës që kthehet në Kosovë nuk bënë test e as të karantinohet”, ka bërë të ditur ai.

Përndryshe, prej sot në Kosovë janë në fuqi masat e reja për t’u mbrojtur nga COVID-19.

/Front Online/

Youtube

Arkiva

Kategoritë