Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Lajm i mirë: Veterniku së shpejti me Qendër të Mjekësisë Familjare

Në lagjen Veternik të kryeqytetit kanë filluar procedurat e prokurimit për projektin e ndërtimit të Qendrës së Mjekësisë Familjare.

Këtë lajm e ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Bujar Gashi.

“Një lajm i shumëpritur për banorët e lagjes Veternik.

Kanë filluar procedurat e prokurimit për projektin e ndërtimit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Veternik, në rrugën “Kujtim Laro”.

Investimet në infrastrukturën e shëndetësisë primare dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Prishtinë janë të vazhdueshme.

E rëndësia e këtyre investimeve për qytetarët është treguar edhe një herë gjatë këtyre ditëve të pandemisë që po i kalojmë”, ka shkruar Gashi./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë