Ka arritur në 16 numri i të shëruarve nga koronavirusi në vendin tonë. Kjo pasi vetëm sot, 6 prej tyre kanë dalur negativ.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
“Sot më 03.04.2020, janë të shëruar edhe gjashtë (6) pacientë derisa numri i përgjithshshëm i të shëruarve deri me sot është gjashtëmbëdhjetë (16)”.
Kujtojmë se numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 132./Familja Jonë