Laboratori Olive tashmë e ka dëshmuar që prioritet e ka shëndetin e qytetarëve.
Jo vetëm duke sjellë oferta të shumta të pakove për kategori të ndryshme të analizave, por edhe duke sjellë aparatura, metodologji e bashkëpunime nga laboratorët më të mira Evropiane.
Edhe në këto ditë pandemie ata janë në shërbim të popullit, të cilët përveç laboratorit ofrojnë edhe shumë shërbime nga mjekë të fushave të ndryshme në rast nevoje.
Këtë javë ata kanë bërë një vepër tjetër shumë të madhe, duke krijuar një kontratë bashkëpunimi më SOS FSHATRAT E FËMIJËVE NË KOSOVË, fëmijët e të cilit institucion mund të marrin të gjitha shërbimet falas në Laboratorin Olive.
Këtë e kanë bërë të ditur në faqen e tyre në facebook stafi i Sos Fshatrave.
Më poshtë e keni njoftimin e plotë të tyre.
“Në këto ditë të sfidave shëndetësore, laboratori mjekësor Olive medical & laboratory, i vjen në ndihmë fëmijëve dhe të rinjve të SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, duke 𝗼𝗳𝗿𝘂𝗮𝗿 𝘀𝗵𝗲̈𝗿𝗯𝗶𝗺𝗲 𝗹𝗮𝗯𝗼𝗿𝗮𝘁𝗼𝗿𝗶𝗸𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗮𝗻𝗮𝗹𝗶𝘇𝗮 𝗺𝗷𝗲𝗸𝗲̈𝘀𝗼𝗿𝗲 𝗽𝗮 𝗽𝗮𝗴𝗲𝘀𝗲̈🤝,
𝑃𝑎𝑘 𝑛𝑔𝑎 𝑗𝑢 𝑣𝑙𝑒𝑛𝑒̈ 𝑠ℎ𝑢𝑚𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟 𝑚𝑢𝑎.
Jeto shëndetshëm, #RriNshpi!”