Pre, Dhj 3, 2021
Banner Top
Banner Top
Labinot Tahiri njofton se ka vdekur Yvesa Salihaj, e cila ishte duke u trajtuar për leukemi në Turqi

Humanisti Labinot Tahiri ka njoftuar se ka ndërruar jetë Yvesa Salihaj, e cila ishte duke u trajtuar në Turqi nga sëmundja e leukemisë.

Tahiri ka ngushëlluar familjen Salihaj, duke shkruar se dhimbja për humbjen e saj është e madhe, transmeton Telegrafi.

“Paska ndërruar jetë Yvesa Salihaj, vajza që priste ta mposhte sëmundjen e leukemisë. Vajza e djem, shoqëri, qytet i Istogut, familje e nderuar ju shprehi ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e Yvesa Salihaj nga Istogu. O zemra jonë, menduam se po kthehesh shëndosh e mirë, me shpresën që po e mund sëmundjen e leukemisë, por Zoti paska dasht të ju marrë më herët”, ka shkruar ai.

Tutje, Tahiri ka pohuar se nga dhimbja nuk di se çfarë të shkruaj.

“Zoti të bëftë dritë edhe botën tjetër. Faleminderit të gjithë atyre që ndihmuat në rastin e Yvesa Salihaj”, ka pohuar ai.

Arkiva

Kategoritë