Ndërkohë që jemi në mes të punës ose kur na pushton lodhja, në mendje na vijnë ëmbëlsirat që na ngrenë humorin dhe na japin një shpërthim të menjëhershëm energjie
Ndonjëherë këto dëshira janë të mjaftueshme për të kompromentuar qëllimet tona të të ushqyerit të shëndetshëm.
Duhet shumë vullnet dhe vetëkontroll në këto momente për të mos e tepruar, transmeton Telegrafi.
Një nga mënyrat kryesore për ta bërë këtë është të sigurohemi që hamë mjaftueshëm ushqim të pasura me materie ushqyese gjatë gjithë ditës, gjë që siguron që do të ndihemi të ngopur.
Megjithatë, nëse e gjejmë veten në një situatë të pakëndshme me disa dëshira të papritura, ekziston një kafshatë cilësore që mund ta gjejmë.
Sipas Lauren Manaker, dietologe dhe autore e librit të gatimit për shtatzëninë e parë dhe librit “Stimulimi i fertilitetit mashkullor”, një nga ushqimet më të mira për t’u ngrënë në këto raste janë kumbullat e thata.
Kumbullat e thata mund të ndihmojnë në reduktimin e dëshirave për ëmbëlsirat për disa arsye. Si fillim, ato janë të mbushura dhe mund të kënaqin në mënyrë efektive urinë.
“Sipas një studimi të botuar në Journal of Nutrition Bulletin, njerëzit që hanin kumbulla të thata ndiheshin më pak të uritur dhe morën më pak kalori në përgjithësi sesa njerëzit që hanin rrush të thatë ose karamele. Kumbullat e thata gjithashtu ndihmuan në kontrollin më të mirë të oreksit”, tha ajo.
Një mënyrë tjetër e besueshme se kumbullat e thata mund të ndihmojnë në zvogëlimin e dëshirave të vazhdueshme për sheqer është shija e ëmbël pa sheqer të shtuar. Kjo është thelbësore, pasi sheqeri i shtuar dihet se ka veti të varësisë në neurokiminë e trurit tonë.
“Kambullat e thata janë natyrisht të ëmbla, gjë që mund të ndihmojë në kënaqësinë e gustatorëve”, thotë Manaker.
Ndryshe nga ëmbëlsirat, kumbullat e thata përmbajnë antioksidantë natyralë, vitamina dhe minerale, së bashku me fibra, duke i bërë ato një ushqim ushqyes.