Hën, Tet 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Ky është kuptimi i etiketave të ngjitura në fruta

Të gjithë i kemi parë ato etiketat e vogla të ngjitura në fruta. Përveç logos së ndritshme që kanë në to, është edhe një kod digjital jo pak i rëndësishëm. Rezulton se prodhuesit e frutave jo vetëm përpiqen të reklamojnë veten e tyre, por gjithashtu të japin informacione të rëndësishme për konsumatorin. Më poshtë do të shihni kuptimin që kanë këto numra dhe sekretet që fshehin.

1. Kodi katër-shifror që fillon me numrin 3 ose 4

Nëse kodi është katër-shifror do të thotë që fruti ose perimi është prodhuar me ndihmën e mjeteve moderne agronomike, duke përfshirë sasi të bollshme plehrash dhe pesticidesh.

2. Kodi pesë-shifror që fillon me numrin 8

Kur e shihni këtë afishe, frut është i modifikuar gjenetikisht si pjesë e procesit të rritjes. Kërkimet tregojnë se pjeprat, bananet dhe papajat janë llojet e frutave që modifikohen gjenetikisht më shpesh.

3. Kodi pesë-shifror që fillon me numrin 9

Nëse e shihni këtë lloj kodi, kjo do të thotë që fruti është rritur me metoda të vjetra bujqësore, me ndihmën e duarve dhe pa ndonjë pleh kimik. Këto janë produktet organike.

4. Nëse fruti nuk ka kod

Shumë nga ne përpiqen të gjejnë fruta pa etiketë duke menduar se janë më të shëndetshme. Por kjo në fakt mund të jetë e rrezikshme: frutat dhe perimet që importohen nga jashtë duhet të etiketohen gjithmonë në këtë mënyrë. Nëse nuk ka një etiketë, shanset janë që janë hequr për një arsye specifike./albeu

Youtube

Arkiva

Kategoritë