Mar, Nën 30, 2021
Banner Top
Banner Top
Kurti pas helmimeve në Deçan: Qeveria do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do tu përgjigjen kërkesave të qytetarëve të prekur nga infeksioni në Deçan.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti njoftoi se për shkak të angazhimeve jashtë vendit nuk ka mundur të jetë në Deçan gjatë këtyre ditëve.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni, deri në përmirësimin e gjendjes”, shkroi Kurti.

Tutje ai tha se në Deçan do të jenë zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit,

Në pamundësi për të qenë pranë jush, meqë jam në vizitë zyrtare jashtë vendit, kam komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse.

Në bisedë me Kryetarin e Komunës, z.Bashkim Ramosaj, jam njoftuar për gjendjen emergjente në Komunën e Deçanit.

Për të konkretizuar mbështetjen e Qeverisë dhe për t’u njoftuar nga afër me situatën, sot në Deçan janë Zëvendëskryeministrja znj.Donika Gërvalla dhe Ministri i Shëndetësisë, z.Arben Vitia.

Qeveria e Republikës së Kosovës, do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni, deri në përmirësimin e gjendjes.

Bashkëndjej brengën dhe shqetësimin tuaj dhe ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë.

Arkiva

Kategoritë