Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kumbullat e thara – 5 Vlerat për një trup të shëndetshëm

Kumbullat e thara, jo vetëm që janë shumë të shijshme, por edhe për tejkalimin e disa problemeve shëndetësore.

Ato janë të pasura me antioksidantë, vitamina dhe minerale që i bëjnë mirë trupit.

Mund të përmendim këtu vitaminat A, C, B1, B2, B3, B6, B9, B12, K, apo fibra, kalium, magnez, mangan, fosfor, hekur dhe zink.

AgroWeb.org, liston për ju 5 përfitimet shëndetësore nga kumbullat e thara, ato janë:

Të shëndetëshme për sistemin tretës

Fibrat që gjenden tek kumbullat e thara kanë aftësi për të parandaluar kapsllëkun, duke shmangur krijimin e hemorroideve.

Ndërkohë, fibrat e patretshme shërbejnë për të siguruar ushqim për bakteret e mira për të siguruar shëndetin e sistemit tretës.

Ulin kolesterolin

Fibrat e kumbullave të thara, sipas provave mjekësore, raportohet se kanë veti të ulin kolesterolin.

Acidet që ato prodhojnë, ndihmojnë në uljen e kolesterolit në gjak dhe për më tepër, fibrat e tretshme gjithashtu mund të ulin kolesterolin e prodhuar nga mëlçia.https://ads.digitalbee.al/www/delivery/afr.php?zoneid=125&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

Janë të pasura me antioksidantë

Këto kumbulla përmbajnë substanca unike të quajtura acide klorogjene dhe neoklorogjene, të klasifikuara si fenole.

Fenoli është një lloj antioksidanti që është treguar i efektshëm në neutralizimin e radikalëve të lira e të dëmshëm, të cilat janë përgjegjëse për zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme.

Mbrojnë zemrën

Ky produkt është një burim i mirë i kaliumit, një elektrolit, që ndihmon në funksione të ndryshme jetësore të trupit.

Kaliumi ndihmon trupin në mënyra të ndryshme duke përfshirë mbajtjen e një ritmi normal të zemrës dhe uljen e presionit të gjakut, i cili mund të zvogëlojë më tej rrezikun e goditjes në tru.

Por ajo që është më interesante është se ato përmbajnë antocianinë, që mund të mbrojë nga formimi i qelizave turmoriale.

Ndihmojnë në trajtimin e osteoporozës

Kumbullat e thara janë një burim i rëndësishëm i mineralit bor. Ky mineral ndikon në ndërtimin e kockave dhe muskujve të fortë, por gjithashtu ndihmon edhe në përmirësimin e mprehtësisë mendore dhe koordinimit të muskujve.

Një studim i Universitetit Shtetëror të Floridës, provoi se këto fruta mund të parandalojnë humbjen e densitetit të kockave tek gratë me prirje ndaj osteoporozës./AgroWeb.org

Youtube

Arkiva

Kategoritë