Enj, Maj 19, 2022
Banner Top
Banner Top
Kujdes; Sytë e skuqur tregojnë probleme serioze me shëndetin. Ja çfarë duhet të dini

Të shumtë janë ata që ankohen se përjetojnë skuqje të syve. Disa e gjejnë shkakun te përdorimi i tepërt i telefonit e disa të tjerë tek sëmundjet virale të sezonit. Megjithatë ka një sërë  arsyesh të tjera që shkaktojnë një gjë të tillë. Nëse sytë janë pasqyra e shpirtit, sytë  e skuqur janë pasqyra e shëndetit që tregon se diçka po ndodh me sytë tuaj ose me pjesë të tjera të trupit. Për shkak se ka shumë arsye që shkaktojnë një gjë të tillë, nuk është e lehtë për të kuptuar nëse vuajmë nga ndonjë sëmundje ose çfarë e shkakton realisht skuqjen e syve sipas rastit.

“Zakonisht sytë bëhen me damarë të kuq, sepse enët e gjakut në sipërfaqen e syrit zgjaten ose siç njihet në terma mjekësorë ?ndizen”. Këtë e shpjegon doktoreshë Jessica Lee, e specializuar në kirurgjinë vitreoretinë për problemet e tyrit. Ajo thotë se ka një serë arsyesh për këtë ndodhi:  Disa nga këto arsye janë të thjeshta dhe kanë kurim të shpejtë, ndërsa disa raste të tjera janë të rrezikshme dhe serioze; Skuqja e syve, acarimi apo kruarja në brendësi mund të jetë shenja e parë e një gjendje që mund të ketë ndikim në shikim.

Alergjia. Alergjitë shoqërohen edhe me kruarje të syve, përveç skuqjes. “Reagimet alergjike ndodhin kur sistemi i imunitetit të trupit ka një reagim të tepruar ndaj një stimuli të dëmshëm”, thotë Lee duke shtuar se  pothuajse çdo gjë mund të shkaktojë një reagim, por shkaqet më të zakonshme janë pluhuri, polena, qimet e kafshëve dhe higjiena e syve (duke përfshirë produktet kozmetike). Skuqja e syve dhe kruarja largohet nëse nuk ekspozohemi më ndaj gjërave që e shkaktojnë. Për të shpejtuar zhdukjen e skuqjes, laj sytë me ujë të bollshëm ose mbaj për disa minuta një kompresë të ftohtë tek sytë.

Quhet syri Pink: është termi jo-mjekësor për konjunktivitin,  një infeksion bakterial, viral ose alergji që lë një ose të dy sytë të skuqura, të fryra, dhe me ndjesi të kruarjes. Për fat të keq përhapet me lehtësi, ndonëse rrallëherë kthehet në problem serioz. Por një periudhë e tillë me sytë e prekur nga conjunctivitis mund t’ju mbajë larg nga puna për disa ditë pasi puna kryesisht në kompjuter e thellon problemin. Nuk kërkon domosdoshmërisht një vizitë mjekësore; një kompresë e ftohtë mund të ndihmojë në lehtësimin e skuqjes dhe bën që ti ndjesh sytë më pak të rënduar. Por nëse infeksioni nuk largohet brenda pak ditësh, shkoni tek mjeku. Mjeku do të përcaktojë se si të trajtojë problemin – për shembull, nëse është bakteriale, syzet që janë posaçërisht për këtë problem mund të ndihmojnë. Nëse ke infeksion bakterial ose  ndonjë virus, sigurohu të lash duart sa herë të prekësh sytë, nëse prek sytë e më pas prek dikë nga të afërmit apo miqtë, do ti ngjitet, pasi infeksioni është transmetues.

Alkooli i tepërt: Nëse konsumon shumë alkool do tregohet tek sytë, venat e kuqe zgjerohen, duke u shfaqur tek sytë. Alkooli zgjat enët e vogla të gjakut në sy. Sa më shumë që pini, aq më e dukshme do bëhet tek të bardhat e syve. Pikat me kamomil ne sy mund të ndihmojnë largimin e skuqjes dhe pasi alkoli të largohet nga trupi, pas disa orësh, enët e gjakut do kthehen në normalitet.

Shumë pak gjumë. Sytë e lodhur që qëndrojnë hapur për shumë kohë, bëhen të kuq. Kjo për shkak se mungesa e gjumit zvogëlon sasinë e oksigjenit tek sytë, e cila shkakton shfaqjen e enëve të gjakut. Gjithashtu, nëse mban sytë hapur për një kohë të gjatë, shkakton largimin e korneas, thënë me fjalë të thjeshta largon lëndën lubrifikuese të syve, dhe në mungesë të saj shkakton tharje dhe skuqje.  Mënyra më e mirë për t’i qetësuar është të flesh më shumë gjumë.

Byci: Byci është një kokërr e vogël e kuqe që formohet në qepallë ose tek pjesa e qerpikëve. Ka raste që del një por ka raste të tjera kur shfaqen më shumë se një byc.  Një nga shenjat e para të saj, është skuqja, së bashku me enjtje dhe ndjeshmëri. Ata shkaktohen nga bakteret dhe gati të gjithë njerëzit do e kalojnë të paktën një herë në jetë. Për fat të mirë, nuk ndikon tek shikimi. Ashtu si të gjitha puçrrat, nëse e ngacmon e bën më keq duke e prekur. Dhe sigurisht, mos u përpiqni ta shtypni; edhe kjo mund ta përkeqësojë infeksionin. Nëse ju del shpesh byci, duhet të vizitoheni tek oftalmologu, i cili mund t?ju japë një vaj bimor për ta larguar.

Irritimi nga lentet: Lentet mund të ndalojnë oksigjenin e mjaftueshëm që furnizon sytë, duke ju lënë  shenja të skuqjes dhe rritim. Nëse lentet i harron ti heqësh në mbrëmje dhe fle me to, gjithashtu do shkaktohet skuqje, infeksione dhe në rastet më të rënda, ulçer të kornesë. Pikatoret me lëng kamomili qetësojnë skuqjen. Lentet duhet të ndërrohen çdo muaj.

Hemorragjia: Një hemorragji subconjunctivale ndodh kur plas një enë gjaku nën sipërfaqen e saj, dhe gjaku duke u bllokuar në qarkullim formon një  njollë të kuqe tek e bardha e syrit, pranë retinës. Ky është një lëndim i zakonshëm dhe megjithëse hemorragjia duket serioze, nuk ka të ngjarë të ndikojë në vizion ose të shkaktojë ndonjë dhimbje, ose ënjtje. Një hemorragji subconjuctivale mund të  shkaktohet për shkak të një shpërthimi nervor, por shkaktohet edhe nga një teshtimë e fortë ose kollë. Edhe trauma ndikon shumë. Megjithatë, kjo përmirësohet brenda ditës.

Glaukoma: Glukoma në fakt ndjek një serë sëmundjesh që dëmtojnë nervin optik (nervin që lidh retinën e syrit me trurin), sidomos kur syri mbilodhjet. Një nga shenjat e para të një lloji të glaukomës, që quhet glaukoma e mbylljes me kënd, është skuqje. Shenja të tjera përfshijnë vizionin e paqartë dhe dhimbje në sy. Glaukoma mund të shkaktojë verbëri, prandaj është e rëndësishme që të  shkoni tek një specialist syri. Në mënyrë tipike, glaukoma përparon ngadalë, por nëse skuqja dhe problemet e shikimit shfaqen papritur, është e sigurt se do përjetosh dhimbje koke, të përziera, e cila mund të tregojë rast emergjence mjekësore. Megjithëse glaukoma është më e zakonshme tek ata më të moshuar, ka raste që prek edhe të rinjtë. Është e rëndësishme që të bëhet një kontroll rutinor i syrit që të parandalohen raste të tilla të rënda.

Arkiva

Kategoritë