Sht, Nën 9, 2024
Banner Top
Banner Top
Kujdes, mos e teproni me ushqime pas Ramazanit!

Ndryshimi i menjëhershëm i mënyrë së ushqimit mund të shkaktojë probleme shëndetësore!

Pothuajse në çdo familje tashmë kanë përfunduar  përgatitjet për Fiter Bajramin. Tashmë janë përzgjedhur ëmbëlsirat, ushqimet dhe asortimentet e tjera që do t’u servohen mysafirëve gjatë vizitave reciproke.

Por pas periudhës 1-mujore të agjërimit, ndryshimi i menjëhershëm i mënyrë së të ushqyerit mund të shkaktojë probleme shëndetësore.

Mjekja Elif Özcan Köylü thotë: “Stomaku gjatë muajit të agjërimit është zvogëluar si pasojë e qëndrimit me orë të gjata pa ngrënë. Tani duhet një kohë e gjatë që metabolizmi të mësohet me ushqimet dhe vaktet normale të ngrënies. Për këtë arsye duhet pasur kujdes që gjatë ditëve të Bajramit të mos ekzagjerohet me ushqimet dhe veçanërisht me ëmbëlsirat”.

Mjekja këshillon veçanërisht që në këto ditë, të mos konsumohen shumë ëmbëlsira me sherbet. Ajo këshillon që konsumi të orientohet drejt ëmbëlsirave të lehta me qumësht ose ëmbëlsira me frutat. Madje ajo rekomandon pjata frutash dhe me nga pak akullore.
Vaktet të jenë më të rralla, dhe më të pakta, duke e mësuar kështu organizmin sërish në një rutinë tjetër të të ushqyerit nga ajo me orar të caktuar siq ishte gjatë agjërimit.

Një nga gjërat që duhet pasur kujdes dhe që nuk duhet neglizhuar në ditët pas agjërimit është konsumi i ujit. Ajo rekomandon konsumin e 2-3 litrave ujë në ditë. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë