Është shumë e rëndësishme për shikim të mirë, zhvillim të qelizave dhe funksionim të sistemit imunitar
Të rriturit kanë nevojë për 700 deri 900 mg në ditë. Mungesa e kësaj vitamine në organizëm ndikon në zhvillimin fizik dhe mendor, në tharjen dhe çarjen e lëkurës, në uljen e oreksit duke rritur kështu gjasat për anemi dhe infeksione, transmeton Telegrafi.
Vitaminë A ka në mëlçi, peshk, mish, produkte qumështi dhe pemë e perime me ngjyra. Meqenëse gjendet në yndyra, trupi mund ta depozitojë me kohë.
Por, vitamina A është një prej vitaminave që shkakton më shumë probleme, nëse e teprojmë me dozën e saj.
Marrja në afat të gjatë e sasive të mëdha të vitaminës A shkakton marramendje, krupë, dëmtim të mëlçisë, dhembje koke, skuqje, dhembje të kyçeve dhe eshtrave, komë madje edhe vdekje.
Disa vitamina mund të nxirren me lehtësi nëpërmjet urinës si vitamina C dhe grupit të vitaminave B, mirëpo vitamina A nuk është e tretshme në ujë dhe qëndron në organizmin e njeriut, pra nuk sekretohet jashtë.
Mëlçia është organi ku ruhet vitamina e papërdorur A, e këtu mund të ruhet vetëm një sasi e kufizuar e kësaj vitamine.
Mbidozat e vitaminës A mund t’ju bëjnë të ndiheni të përgjumur, të trullosur dhe nervozë, deri t’ju fusë në koma. Ju mund të përjetoni dhimbje barku dhe të vjella.
Mjekët thonë se mbidoza e vitaminës A mund të shkaktojë presion në tru duke prekur sistemin nervor.
Nga ana tjetër, mbidoza e vitaminës A mund të shkaktojë shenja dhe simptoma të tilla si probleme me shikimin, humbje oreksi, ndjeshmëria ndaj dritës, thatësi te lëkurës dhe kruarje, plagë në gojë, verdhëz, humbje të flokëve etj.