Mërgimtarët që erdhën në Kosovë për t’i festuar festat e fundvitit, kanë filluar të kthehen në shtetet ku jetojnë dhe punojnë.
Mëngjesin e sotëm në pikën kufitare në Merdarë ka pasur kolona të gjata të veturave.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, mërgimtarët duhet të presin 20-50 minuta në vendkalimin kufitar në Merdare, për të dalë nga Kosova, kurse kolona është 300 metra, transmeton Telegrafi.
Ndërsa te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova, pritet deri në 30 minura, kurse për të hyrë 3 deri në 5 minuta. /familjajone