Kryetarja e Shoqatës së Mamive të Kosovës, Magbule Elezi, ka shkruar një status në Facebook duke i bërë thirrje ministrit të ardhshëm që të ketë prioritet ofrimin e shërbimeve gjinekologjike në gjitha komunat.
Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë të saj:
“Një thirrje publike për Ministrin e ardhshëm të Shëndetësisë.
Nga gjitha prioritetet që i ka MSH të ketë edhe këtë të materniteteve sepse mungesa e shërbimeve gjinekologjike në disa komuna është diskriminim i grave dhe vajzave të Kosovës.
Nënat tona pa hezitim kanë lëvizur edhe nga qytetet në fshatra të largëta malore për ofrim shërbimi në profesione të ndryshme dhe ndërtim familje.
Por mos harroni se “po mos të ishin nënat nuk do të ishit ju “ prandaj nënat, gratë, motrat dhe vajzat tona meritojnë qasje të barabartë në shërbime shëndetësorë pa diskriminim e të drejtave të cilat iu garanton ligji, në të kundërtën ato nga bijtë ,vëllezërit dhe prindërit e tyre (në fakt nga ju) diskriminohen.!
Shërbimet në maternitete do të jenë mundësi ku gratë do kenë qasje në parandalim të sëmundjeve të mundshme dhe në trajtim, vizita shtëpiake ashtu siç ka ndodhur edhe para shumë viteve dhe mbi të gjitha të qëndrojmë afër tyre në momente më të gëzueshme të tyre “ LINDJEN”
Nëse sot, nuk bëheni shembull nesër do të jetë vonë.!
Me respekt,
M. Elezi” , ka shkruar Elezi në Facebook. /Familja Jone