Hën, Maj 22, 2023
Banner Top
Banner Top
Kryetari i Ferizajt propozon të izolohen fshatrat e rasteve të reja me Covid-19

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë të ditur se janë duke marrë masa strikte që të parandalojnë përhapjen e virusit tek qytetarët.

“I propozuam Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKShPK-së që të izolohen vendbanimet e të infektuarve, përkatësisht fshatrat Sazli, Mirash, Varosh, Lagja Topojani në fshatin Greme, Talinoc i Muhaxherëve, Neredime dhe Lloshkobare”.

“Qëndroni në shtëpi, kjo është e domosdoshme të dalim pa pasoja nga kjo situatë”, ka shkruar Aliu në rrjetin social Facebook. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë