Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Kryente shërbime laboratorike kundërligjshëm në Vushtrri, policia në kërkim të pronarit

Policia e Kosovës është në kërkim të pronarit të një laboratori privat në Vushtrri, i dyshuar për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike.

Rasti është inicuar me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pasi që personi i dyshuar përkundër vërejtjes së marrë nga Inspektorati Shëndetësor, ka vazhduar veprimtarinë kundërligjshëm.

“Me kërkesë te Ministrisë së Shëndetësisë dhe me urdhër të prokurorit te shtetit, është iniciuar procedurë hetimore ndaj te dyshuarit mashkull kosovar (pronar i një laboratori privat i licencuar) nën dyshimin se (edhe përkundër tërheqjes së vërejtjes nga inspeksioni shëndetësor në mes datave 18-27.04.2023, ne këtë laborator janë kryer shërbime laboratorike, i cili nuk është profesionist shëndetësor. I dyshuari në kërkim policor”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës

Youtube

Arkiva

Kategoritë