Ortopedia është një degë e mjekësisë që merret me sistemin muskulor dhe skeletik, kockat, nyjet, ligamentet, pjesëzat, nervat, venat, muskujt dhe lëkurën që e mbulon atë. Ajo studion, trajton dhe përpiqet të parandalojë problemet dhe sëmundjet muskuloskeletale, si një degë e superspecializuar e kirurgjisë.
Në Olive Medical & Laboratory shërbimit të ortopedisë i japin shumë rëndësi, prandaj ky shërbim kryhet nga Dr. Nderim Salihaj, spcialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë që merret me:
Diagnostifikimin dhe mjekimin e të gjitha sëmundjeve dhe lëndimeve osteomuskulare.
Diagnostifikimin me ultrazë i patologjive të indeve të buta dhe pjesëve ekstraartikulare të sistemit osteomuskular tek të rriturit.
Diagnostifikimin dhe skreningun e çrregullim zhvillimor të kërdhokullave te foshnjet.
Intervenimet kirurgjike të patologjive dhe lëndimeve të sistemit osteomuskular.
Trajtimin konzervativ të lëndimeve të sistemit osteomuskular.
Rehabilitimin postoperativ dhe posttraumatik të lëndimeve.
Për termine mund të kontaktoni njërin nga numrat e telefonit: +38349520056 dhe +38349520078