Mër, Pri 30, 2025
Banner Top
Banner Top
KRU ‘Prishtina’ jep këshilla se si të përdoret uji gjatë kohës së pandemisë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ i ka dhënë disa këshilla se si të përdoret uji gjatë kohës së pandemisë.

”Kontrolloni paisjet hidrosanitare herë pas here për ndonjë rrjedhje të mundshme të ujit, sidomos në ëC (guacën e tualetit) dhe rubinetin e banjos tuaj. Një rrjedhje e fshehur e ujit në tualet mund të çoj dëm prej 30-500 litra ujë. Me mundësitë që keni aktualisht, rregulloni çdo gjë që rrjedhë në banjon tuaj.
-Gjatë larjes së duarve, fytyrës dhe dhëmbëve, gjithnjë mbylleni mirë rubinetin përgjatë procesit të pastrimit dhe kështu ju kurseni rreth 20 litra ujë në minut.
-Derisa jeni duke bërë dush dhe ndërkohë e ndalni rubinetin përgjatë pastrimit, kështu ju mund të kurseni deri në 570 litra ujë në muaj
-Shpeshherë ndodhë që rrjedhjet e ujit në guacën e tualetit të jenë krejtësisht të pa zhurmshme andaj, kontrolloni herë pas here.
-Nëse keni ujëmatës brenda banesës tuaj, kontrolloni herë pas here për ndonjë rrjedhje të mundshme por assesi të manipuloni me të.
-Kur përdorni makinën e larjes( lavatriçen) mbusheni kazanin në kapacitetin e tij të plotë.
-Kur pastroni me ujë pemët e perimet, mos lejoni që uji të rrjedhë vazhdimisht mbi to.
Pastro duart vazhdimisht me ujë, mbaje higjienën personale por kujdes në përdorimin e ujit të pijshëm!”

Youtube

Arkiva

Kategoritë