Mar, Maj 17, 2022
Banner Top
Banner Top
Kroacia dënon shoferin e autobusit të aksidentuar me gjashtë vite burg, familjarët dalin kundër dënimit

Gjykata Komunale në Sllavonski Brod të Kroacisë e ka dënuar me gjashtë vite burgim ngasësin e autobusit të aksidentuar vitin e kaluar.

Në aksidentin e 25 korrikut vdiqën 10 persona që udhëtonin nga Frankfurti për në Kosovë.

Përkundër që vetë shoferi e ka pranuar këtë dënim, ka familjarë të viktimave që kanë dalë kundër këtij vendimi.

Është vëllai i njërit nga viktimat që këtë vendim nuk e sheh të duhurin, meqë, sipas tij, personi në fjalë nuk e ka bërë këtë vepër me qëllim.

“Unë jam absolutisht kundër dënimit të shoferit. Ma merr mendja që asnjë njeri në botë nuk do kishte dashur të ndodh ajo që ka ndodhur. Ai nuk e ka bërë atë vepër me qëllim”, shprehet Rrustemi.

Sipas tij as gruaja e fëmijët e të ndjerit që ishin në autobusin e aksidentuar nuk e konsiderojnë fajtorë shoferin për rastin tragjik.

Në aksidentin e rëndë të ndodhur në Kroaci, pos 10 viktimave, edhe rreth 45 të tjerë kishin mbetur të lënduar.

Arkiva

Kategoritë