Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Krimi në Fier, shokon banori: Klodian Çalamani më ka përdhunuar gruan

Familja Vasiu në fshatin Grecalli ka hapur dyert e mortit. Dhimbja është e madhe jo vetëm për ta, por për të gjithë komunitetin. Në orën 11:00 Mateo i vogël do të përcillet në banesën e fundit dhe do t’i mungojë përjetësisht prindërve, vëllait dhe të afërmve.

Krimi makabër në Fier ku Klodian Çalamani vrau dhe groposi vogëlushin 8-vjeçar ishte një ngjarje e paralajmëruar. Banorët e fshatit e përshkruajnë autorin si shumë problematik, i cili më herë ka kryer edhe dënim me burg.

Një prej tyre ka zbuluar një tjetër krim të rëndë të 38-vjeçarit. Një banor tha për mediat se Çalamani i ka përdhunuar gruan dhe e ka denoncuar për këtë ngjarje të rëndë.

“Të tëra të këqijat i ka. E kam djalin e mikut tim. Ka qenë problematik, i ka të gjitha moralet e këqija, kurvar, hajdut. Siç ka qenë i ati është edhe i biri. E kemi përzënë nga shtëpia, qe kam çuar dhe në polici. Më ka bërë edhe mua një gjest te shtëpia. Donte të përdhunonte gruan time, ka ndodhur pasi dola nga burgu edhe vetë. Ai të tëra të këqijat i ka. Më përdhunoi gruan, çfarë do të bëjë më. Ai është kriminel, do varur, ligji ti japë firmat e të gjithë fshatit.

Bridhte me biçikletë  tij, bën vaki që i ka marrë edhe lekë dhe e ka vrarë në bahçe. Aq logjikon. Nuk u dënua për gruan time, sepse nuk kishte shumë që kishte dalë. Un e denoncova, e rrahën dhe nuk i bënë gjë. Edhe frikë kemi pasur se ai është njeri i paparë duhet varur me sesbën, mendimi im dhe i tërë fshatit është ky. Mbante edhe thika, hanxharë me vete,” u shpreh ai.

Ngjarja e djeshme ka shokuar opinion publik. Reagimet janë të shumta, ku kërkojnë dënim maksimal për autorin përfshirë edhe atë me vdekje. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë