Si pasojë e rasteve të fundit të dhunës seksuale në Kosovë, gazeta feministe “Grazeta” ka krijuar një peticion me të cilin i është drejtuar Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës si kërkesë për funksionalizimin e një regjistri publik të abuzuesve seksualë.
Ky peticion sipas tyre ka për qëllim edhe alarmimin e institucioneve të vendit që këtë temë ta trajtojnë me prioritet.
“Regjistri publik mund të parandalojë rastet e përsëritura, të krijojë siguri për të mbijetuarit dhe të inkurajojë denoncimet në kohë”, thuhet nga Grazeta
Peticionin mund ta nënshkruani KËTU
Njoftimi i plotë:
Rastet e fundit të dhunës seksuale në Kosovë duhet t’i alarmojnë institucionet e vendit që këtë temë ta trajtojnë me prioritet. Qindra e mijëra fëmijë, gra dhe burra të cilët janë të mbijetuar të dhunës seksuale meritojnë që emrat e abuzueseve të tyre të jenë publikë.
Në shumë shtete të botës, emrat e personave që ushtrojnë dhunë seksuale janë publikë për qytetarët.
Prandaj, ky peticion i drejtohet Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës si kërkesë për funksionalizimin e një regjistri publik të abuzuesve seksualë.
Regjistri i personave që ushtrojnë dhunë seksuale u jep mbrojtje të mbijetuarve të dhunës, si dhe minimizon mundësinë që dhunuesit ta përsërisin aktin e dhunës seksuale.
Regjistri publik mund të parandalojë rastet e përsëritura, të krijojë siguri për të mbijetuarit dhe të inkurajojë denoncimet në kohë.
Prandaj, Grazeta ju bën thirrje ta nënshkruani këtë peticon dhe së bashku të krijojmë siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të parandalojmë dhunën seksuale.
Nënshkruani peticionin nëse dëshironi edhe ju që emrat e abuzueseve seksualë të jenë publikë.