Sht, Dhj 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Kosovari i kërkuar nga Bosnjë e Hercegovina, arresohet në Kukës

Një shtetas i Kosovës, i shpallur në kërkim nga autoritetet në Bosnjë dhe Hercegovinë, është arrestuar në Kukës, pas një bashkëpunimi në mes policisë së Kukësit dhe Interpol Tirana.

Shtetasi A. K. u ndalua në hyrje të pikës së kalimit kufitar të Morinës, pasi gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Sarajevo, Bosnjë e Hercegovina“, njofton policia.

Arrestimi provizor i 39-vjeçarit, me qëllim ekstradimi.

NCB Sarajevo, Bosnjë e Hercegovinë, ka lëshuar urdhër-arrestin për këtë shtetas, për veprën penale: “Ryshfet-korrupsion”, parashikuar nga Kodi Penal i Bosnjë e Hercegovinës”, vijon njoftimi  i policisë në Kukës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë