38,400 doza të vaksinave AstraZeneca- Oxford Covid-19 arritën në Aeroportin e Prishtinës, këtë e ka bërë të ditur Dafina Zuna, zyrtare e komunikimit të UNICEF-it.
Murat Sahin, Shef i Zyrës së UNICEF në Kosovë, falënderoi partnerët dhe donatorët e COVAX për mbështetjen e tyre kritike për të siguruar vaksinat për të gjithë.
“Dorëzimi i këtyre 34.800 dozave shtesë është një hap tjetër në luftën kundër COVID-19. UNICEF është i përkushtuar të vazhdojë të mbështesë Ministrinë e Shëndetësisë në zbatimin e planit kombëtar të vaksinimit dhe vendosjes. Së bashku ne mund të krijojmë një normale të sigurt, të re për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë”, tha ai.
Këto vaksina po shpërndahen nga UNICEF. përmes institutit COVAX, i cili po synon të sigurojë shpërndarje të barabartë të vaksinave COVID-19.
Që nga mbërritja e 24,000 dozave të para të vaksinës, Ministria e Shëndetësisë ka zbatuar planin kombëtar të vendosjes dhe vaksinimit ku punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe të moshuarit kanë përparësi si grupet e para që vaksinohen.
Me mbërritjen e grupit të dytë të sotëm, shtrirja e planit kombëtar të vendosjes dhe vaksinimit do të vazhdojë në grupet me përparësi siç janë punëtorët e tjerë shëndetësorë, njerëzit me sëmundje kronike dhe grupet e tjera me përparësi siç përshkruhen në plan.
38,400 doza të vaksinave AstraZeneca – Oxford kundër COVID-19 që mbërritën sot, janë pjesë e ndarjes së shkurtit deri në maj 2021 të 100,800 dozave totale AZ. Përveç kësaj, 100,620 doza të vaksinës Pfizer do të mbërrijnë në Kosovë, deri në fund të këtij muaji.
Të pranishëm në aeroport për mbërritjen e vaksinave kundër COVID-19, ishin Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, Ministri i Shëndetësisë, Z. Arben Vitia, Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Z. Murat Sahin, Ambasadori Gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, Ambasadorja Franceze në Kosovë Marie -Christine BUTEL, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, Shefja e Misionit të USAID në Kosovë, Znj, Lisa Magno, Dr. Isme Humolli nga OBSH dhe Ambasadori i EU-së, Mr. Tomáš Szunyogand, dhe Znj. Ulrika Richardson, Koordinatore për Zhvillim e KB.