Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Kosova në listën e vendeve me rrezik të lartë nga COVID-19, ambasadori Rohde rikujton kushtet për hyrje në Gjermani

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde ka rikujtuar se nga 22 gushti Kosova futet në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë nga COVID-19.

Rohde në një postim në Twitter thekson se me këtë hyjnë sërish në fuqi kufizimet për udhëtarët nga Kosova.

“Nga data 22.08.2021, ora 00:00 Kosova kategorizohet si rajon me rrezikshmëri të lartë. Hyjnë sërish në fuqi kufizimet e udhëtimeve hyrëse për udhëtarët nga Kosova…

Regjistrimi i udhëtimit hyrës dhe detyrimi për izolim me rastin e hyrjeve të lejuara nga Kosova drejt Gjermanisë”, shkruan Rohde.

Ndërkaq, bëhet e ditur se “shtetasit e huaj mbi moshën 11 vjeç, pavarësisht nga vendi i origjinës dhe rruga e udhëtimit, duhet të paraqesin një test aktual negativ të PCR pas hyrjes (mostra e marrë jo më shumë se 72 orë para hyrjes)”.

Megjithatë, siç thuhet më tej, udhëtarët që kanë dëshmi se janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 për të paktën dy javë, nuk kanë nevojë për një test negativ kur të hyjnë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë