Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kosova ndër vendet e para që do të pranoj vaksina nga SHBA-ja

Kosova është ndër tri vendet e para në Evropë që do të ndihmohet me doza të vaksinës anti-COVID nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Albanian Post.

Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate për media Ambasada e SHBA-ve në Gjeorgji.

“Gjeorgjia, Ukraina dhe Kosova janë tre vendet e para evropiane që marrin vaksina nga Shtetet e Bashkuara, bazuar në përparësitë dhe partneritetin rajonal”, thuhet në këtë komunikatë.

Sipas kësaj komunikate “Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu të përkushtuara për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike nga pandemia”.

“Sot, Ndihmës Sekretari i Përkohshëm nga Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Phil Reeker u takua me organizatat pjesëmarrëse në Grupin Konsultativ “Think Tank”, të mbështetur nga USAID / Georgia”.

“Ata diskutuan se si Shtetet e Bashkuara mund të vazhdojnë të mbështesin një rimëkëmbje të fuqishme ekonomike që përfiton nga punëtorët, familjet e tyre dhe komunitet e tyre”.

Presidenti amerikan, Joe Biden kishte deklaruar ditë më parë se do të ndihmojë vendet e varfra në luftën kundër pandemisë.

I pari i Shteteve të Bashkuara kishte thënë se sapo të ketë vaksina të mjaftueshme në disponim, ato do t’i ndajë me vendet tjera.

Muajin e kaluar, Osmani në letrën e saj dërguar Biden-i, i kishte kërkuar ndihmë SHBA-ve që ta ndihmojnë Kosovën në sigurimin e vaksinave anti-COVID.

“Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, ju drejtohem me një kërkesë në lidhje me mundësinë që të konsideroni Kosovën si një nga vendet që do të përfitonte nga një ofrim i mundshëm i vaksinave tuaja të tepërta në të ardhmen e afërt”, shkruhej në letrën e presidentes.

Po ashtu, Osmani në atë shkrim kishte theksuar se Kosova i qëndron përkrahë SHBA-ve si në luftën kundër COVID-19 ashtu edhe në çdo sfidë tjetër.

Youtube

Arkiva

Kategoritë